ODETA, THE PASTEL LADY

Odeta Banushaj Author of TOP BLOGGERS on Top Channel • Founder of odetchie.com || Fashion & Beauty Editor || Influencer || Tirana, Albania.

E takova Odetën në një pasdite të vonë Shtatori, në një nga lokalet e qendrës, pranë shtëpisë së saj. Si mbështetëse e idesë “Lesss is more” ajo na tregon se mund të dukesh bukur me një fustan të bardhë linò ndërsa pi një limonadë pink 🙂

Fresh and clean, kështu do ta përkufizoja teksa iu afrova, e komplimentova më pas për fytyrën e pastër.  Një blogere të cilën e kam ndjekur me shumë qejf në Instagram, sepse mbi të gjitha më ka bërë përshtypje shija dhe origjinaliteti i saj, si në veshje, makeup, ide dhe koncepte.   

Në një botë kur të gjithë mundohen të kopjojnë njëri-tjetrin, Odeta krijon stilin e saj madje edhe me marka të përballueshme. Personalisht mendoj se kjo është edhe sfida, këtu dallojnë blogeret e vërteta, nga pjesa tjetër që thjesht sfilojnë… 

Inovative edhe në ide, ajo na flet për projektet e afërta, të ngjashme me projektin Closet Sale që rezultoi një sukses i vërtetë përtej çdo parashikimi. 

Ndërsa projektet më të rëndësishme, na i tregon off-the-record,  ndërkohë që qeshim dhe postojmë një foto në insta…

Për THE GOOD PSYCHOLOGY, 

Meri Dishnica

Leave a Comment