ANISA, ZBULIMI I PARË NË MADRID

Madrid, 19 Gusht

Anisa Shyti, Profesore në IE Business School, në Madrid, Spain. Doktoraturë në Shkencat e Menaxhimit nga HEC në Paris, Diplomë Master nga Universiteti Bocconi në Milano. Flet Shqip, Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Spanjisht.https://www.anisashyti.com

“Unë gjithmonë jam duke eksperimentuar, thotë ajo. Përtej mësimdhënies, kërkimet e mia fokusohen në tema si: Marrjen e vendimeve nën pasiguri, Sipërmarrja, Vetëbesimi, Koha. Madje në një nga projektet e mia të fundit, që është gjithashtu edhe i preferuari im, unë hulumtoj për pasigurinë rreth kohës…” na  rrëfen Anisa. 

Dhe në fakt ishte pikerisht tempizmi dhe koha që na lidhi në një mbrëmje të vonë në Madrid tek desku Lost&Found.   

Sigurisht që duhet të jetë bukur të eksperimentosh nga këndvështimi i Anisës, profesore e Kontabilitetit në IE Business School, në Madrid,e cila pëlqen kërkimet shkencore, mëndafshin, ngjyrat, linjat, poezinë… 

Solare dhe gjithë energji Anisa na tregon për projektin e saj të ri “Krijimin e shajeve luksoze prej mëndafshi, me çmime të përballueshme, me design original të vizatuar nga vetë ajo”. Për më shumë njihuni me punët e saj në linkun https://www.fleurdanise.com
 
Nga Meri Dishnica

Leave a Comment