FACEAPP DHE FILTRI I PLAKJES

Së fundmi çdo aplikacion lidhet me fytyrën. 

Tashmë të fiksuar pas filtrit të bukurisë, çuditërisht edhe filtri i plakjes pati shumë sukses.

Por në këtë epokë vaniteti, realisht sa gati je të jetosh i lumtur me gjithë rrudhat në fytyrë ?! 

Sa gati je të plakesh, përtej filtrit?!

Sa gati je të jetosh me gabimet, pendesat apo humoret e së shkuarës?

Sa gati je të jetosh me ato që ke bërë apo ato që s’ke bërë? 

Sa gati je të jetosh me ato që mund  të bëje, por që si bëre… 

Por çfarë dimë ne për plakjen, ndërkohë që postojmë foto me rrudhat në fytyrë?  Të plakesh do të thotë të hedhësh sytë pas dhe të shohësh se ke jetuar bukur, dhe, jo thjesht ke “ekzistuar” diku. Por sa gati je të mos ndjesh dhimbje, nëse se ke bëre këtë… 

Të plakesh është një proçes natyral, që mund ta zgjasësh në kohë, por s’mund ta shmangësh.  Ndërsa “të piqesh”, që supozohet të vjjë natyrshëm me plakjen, është tepër opsionale. 

Le të na shërbejë FaceApp si desensibilizim rreth asaj që mund të vijë shumë shpejt… plakja apo “pjekja” !

But meanwhile, Bubbles!

Meri Dishnica


Leave a Comment