VIZITONI EDHE NJË HERË KROACINË

CHECK-IN, TV KLAN (E Shtunë ora 16:10, ritransmetim e Dielë, ora 11:00 dhe E Enjte ora 23:35) https://youtu.be/CR3VFL7tsmc

Zbuloni Kroacinë me AR&LO Travel https://udheto.com.al

Gjatë dekadës së fundit, Kroacia është kthyer në një nga destinacionet më të njohura të Europës. Një vend me bukuri të jashtëzakonshme, histori të pasur dhe njerëz miqësorë. 

E pozicionuar në Europën Qendrore dhe Juglindore, buzë detit Adriatik, Kroacia të ofron pamje impresionuese. Bregdeti kroat ka më shumë se 1000 ishuj apo shkëmbinj nënujorë dhe është një nga brigjet më të bukura të Evropës sepse deti Adriatik në pjesën kroate është veçanërisht më i pastër dhe më i kthjellët.  

Rajonet e saj më të njohura janë, në veri rajoni kroat dhe në jug rajoni dalmatin në të cilën ndodhet qyteti arbëresh Zara (ose Zadari i sotëm) dhe disa vendbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën ndikimin e kulturës së tyre. 

Kroacia ka qenë një nga republikat e ish-Jugosllavisë. Kryeqyteti i Kroacisë dhe qyteti më i madh i saj është Zagrebi. Kroacia është tashme anëtare e BE-së.

Për të përjetuar bukuritë e Kroacisë në vetëm disa dite, vizitorët mund të përshkojnë bregdetin dalmat duke u ndalur në thesaret mesjetare të saj. 

Çdo ditë ju do të zbuloni një port të ri, një liman të fshehur në ujëra kristalta blu, do të zbuloni pamje të historisë së lashtë, shumëllojshmëria kulturore e së cilës do tju intrigojë. 

Përgjatë rrugës të ndjekin peisazhe të gjelberta mbuluar me pyje pishe, selvi hijerënda dhe vreshta plot jete. Shtëpitë e bardha prej guri, të rrethuar nga shkëmbinjtë, janë të dukshme kudo, ndërsa plazhet me ujërat e kristalta dhe të qarta, shquhen pothuajse përgjatë gjithë bregut 🙂

Meri Dishnica, Freelance Writer

Leave a Comment