ÇELET MUZEU I “GAME OF THRONES” NË SPLIT

Sikur të mos mjaftonte fakti që shumë pjesë të filmit GAME OF THRONES janë filmuar në Kroaci (Dubrovnik, Šibenik dhe Klis) tashmë Kroacia merr një tjetër kënaqësi nga ky film. Fansat së fundmi do të kenë një muze të dedikuar tërësisht serialit dhe personazheve të tij. Muzeu i cili ndodhet në Split, është çelur vetëm para një jave. 

I ndodhur në brendësi të Pallatit të Dioklecianit, pranë qilarëve të vjetër, aty edhe ku Daenerys në film, ka mbajtur të lidhur dragojtë e saj. 

Muzeu është 300 m2, ka 100 fotografi, ka mure të lyer në ngjyrë të zezë, dritë të sfumuar, aroma mistike të drurit dhe jasminës, si edhe shumë efekte të tjera, magjia e të cilave tenton tju “transportojë” drejt botës misterioze duke përjetuar nga afër fantazinë e filmit, na shpjegon Luka Galić, pronari i muzeut. 

#visitsplit

#check-in Tv Klan

#Loneny Planet

Nga Meri Dishnica

Leave a Comment