ARDI PULAJ, EKSPERIENCA NË KINË DHE PROJEKTET E AFËRTA

Nga Meri Dishnica

Ardi Pulaj, gazetari që vjen nga një ekperiencë gjithëpërfshirëse në media (radio, televizion, agjenci lajmesh). Eksperiencat e fundit në media kanë qenë në Alsat Shqipëri, Alsat Maqedoni, Klan, ABC News, si edhe korrespondent i BBC për çështje të ndryshme. Aktualisht është drejtor i platformave multimediale në Top Channel.

Në vitin 2012, Ardi zhvendoset në Pekin, ku fillon punën në Radion e Jashtme të Kinës (CRI), në seksionin shqip. Gazetari i mirënjohur dha në Kinë kontributin e tij në programe për jetën atje, nga këndvështrimi i të huajve që jetonin aty.

 

“Ne këtu kemi shumë pak informacion çfarë bëhet atje, ndaj shumë shpesh përgjithësojmë imazhin e Kinës dhe e lidhim me cilësinë e dobët të mallrave kinezë, që e përdorim shpesh edhe si zhargon”, thotë Ardi.

 

E ndërkohë, vazhdon ai, nuk është fare e vërtetë sepse në Kinë mund të gjesh gjithcka përmban një metropol i botës”.

 

“Eksperienca në Kinë për mua ishte shumë e vyer, vazhdon Ardi, pasi nuk shëtita vetëm në Kinë, në qytete dhe provinca të saj, por edhe në shumë vende të Azisë, si Japonia, Koreja e Jugut, Tajlandë, Kamboxhia, Vietnam, Malajzi, etj.

 

Highlight-i i gjithë kësaj përveç kulturës magjepsëse, masivitetit gjithëpërfshirës, përveç njerëzve të thjeshtë dhe fisnikërisht të përulur, një element i spikatur është larmishmëria e ushqimit.

 

Çdo provincë ka karakteristikat e veta të ushqimit, nëse thua ushqim kinez nuk ke thënë asgjë, pasi është shumë gjithëpërfshirëse. Duhet patjetër ta specifikosh, vazhdon Ardi: ushqim Pekini, ushqim Shanghai, ushqim pikant të Sichuan-it (që është edhe vendi ku rriten pandat) ose ushqim të Hong Kong-ut ku ushqimi vjen pak më i ëmbël, ushqim i  Guangzhout, Tajvanit, noodles-at e famshme të Xi’an (e njohur për Terracotta Army), Xinjian, që ka ushqim me karaktere myslimane, mjaft e ngjashme me kuzhinën orientale. Nga Tajlanda do të veçoja pad-Thainoodles, nga Japonia sashimi dhe teppanyaki, barbekynë koreane, hotpot-n  kinez.

 

I pyetur nëse ka gjetur në Tiranë një restorant aziatik që i përmbush pritshmëritë, Ardi përgjigjet se këtu mund të flasim veç për shije të përshtatura, larg origjinalitetit autentik të Orientit.

 

E quan tashmë një cikël të mbyllur Kinën. Kur rri kaq larg Europës për ka shumë kohë, e ndjen vërtet atë lloj shkëputjeje… dhe të duhet “të mbidhesh” dhe të kthehesh në bazë.

 

Konsulencë dhe vlerësime

 Ardi më tej flet për eksperiencën e tij si konsulent dhe vlerësues në sektorin e aplikimit të standarteve të markave të njohura hoteliere si Marriott, Hilton etj. Në qytetet si Pekini ka shumë probleme në industrinë e shërbimeve, ndryshe nga Hong-Kong dhe Shanghai që kanë qenë nën influencat e huaja dhe që janë më të hapur e kanë një lloj standardi. Pekini është qytet historik, por eksperienca e shërbimeve për të huajt ka shumë për të përmirësuar. Duhej një lloj ndihme dhe këtu u fokusova.

 

Social media marketing

 Një pjesë e rëndësishme në një biznes është social media. Ardi ofron ekspertizën edhe në këtë aspekt.

“Duhet zhvendosur fokusi, shprehet ai, të gjithë sot janë duke kërkuar më shumë ndjekësa, dhe nuk i kushtojnë rëndësi cilësisë së tyre”.

“Futja e konceptit të “Advertorial” ose editorialeve reklamë, do të ndihmonte më së miri në orientim dhe selektim ndjekesash. E konstatoj nga pikëpamja e gazetarit, sepse duhet të dish se si të shkruash në mediat sociale, lloji i shkrimit, mënyra, substanca, zgjedhja e fotos, link, hashtag, etj.”, thotë ai.

 

Blogu

 Blogu është një tjetër projekt i Ardit, kryesisht i fokusuar tek informacioni specifik dhe efektiv, i vlefshëm për ata që udhëtojnë, thënë ndryshe se si një person që udhëton me avion dhe qëndron nëpër hotele, të përfitojë nga ofertat të quajtura ndryshe “Loyalty benefits”.Sepse interneti është i mbushur me info për destinacionet, por ajo që mungon është informimi se si mund të përfitosh duke udhëtuar. Në ditët e sotme miljet që t’i mund të marrësh nga një fluturim, ose pikët që t’i mund të marrësh nga një qëndrim në hotel, janë kthyer në një monedhë fitimprurëse që përkthehet në fitimin e një bilete apo qëndrim në një hotel falas. Për më tepër blogu është në anglisht për të hapur vizionin përtej një “local village” 🙂

 

Për më shumë lexo http://ardipulaj.simplesite.com/

 

Nuk lejohet ripublikimi pa leje të shkruar nga THE GOOD PSYCHOLOGY

Leave a Comment