TË ZHVILLOSH EMPATINË TEK FËMIJËT

TË ZHVILLOSH EMPATINË TEK FËMIJËT

 

“Empatia ështe aftësia për tu vendosur në vendit e tjetrit, në nivel ndjenjash dhe mendimesh”.

 

Empatia është një aftësi fisnike, është shumë mirë ta kesh; por a është kjo një aftësi e lindur apo aftësi që fitohet gjatë jetës?!

 

Studimet tregojnë se fëmijët lindin me aftësi të mira përshtatëse ndaj empatisë, por janë koha dhe eksperiencat që nevojiten për të brumosur një sjellje të tillë. Edhe pse pjekuria në shfaqjen e empatisë kërkon kohë, zhvillimi i saj si sjellje lind që në fëmijëri.

 

Gjurmë të sjelljes empatike nisin rreth moshës 2 vjeç, pikërisht atëherë kur lind të formësohet koncepti i unë-ti; sepse deri para kësaj moshe fëmija nuk arrin të mendojë apo konceptojë askënd tjetër veç vetes së tij: Por ndërmarrja e kompetencës kognitive të aftësisë për tu vendosur në vendin e tjetrit fillon vetëm rreth moshës 6-7 vjeç.

 

Thelbi i zhvillimit të empatisë tek fëmija nis kur zhvillohet edhe ndjenja e të qënit i sigurt. Duku u ndjerë i sigurt, fëmija prezantohet me koncepte si dashuria, ndërgjegja, dhemshuria dhe mëshira. Ti mësosh fëmijës të jetë empatik e ndihmon atë të jetë një i rritur i lumtur dhe i përgjegjshëm, duke ndarë vetëm respekt me të tjerët.

 

Por pse është e rëndësishme empatia?

 

Po vërtet, pse është e rëndësishme ti mësosh empatinë fëmijës, kur në fund të fundit bota nuk është perfekte?! Është mbi të gjitha e rëndësishme për përfitim të drejtëpërdrejtë në nivel intelektual.

 

  • Njerëzit empatik bëhen më të sukseshmëm dhe “lojtarë” më të mirë grupi (në marrëdhëniet familiare apo shoqërore, në biznes apo në shkollë).
  • Njerëzit që mund të kuptojnë se gjendet një arsye pas çdo sjelljeje të dikujt, janë më të mirë në përballimin e situatave negative.
  • Njerëzit të cilët nuk janë empatik kanë tendencë të jenë nervozë dhe të palumtur. Sidoqoftë, ata të cilët fokusohen jo vetem tek vetja por edhe tek të tjerët rreth tyre, bëhen më të dobishëm në rrjetet e tyre shoqërore, duke e parë jetën në perspektivë më të gjerë.
  • Empatia tek femijet parandalon cënimin e të tjerëve ndërsa marrin një vendim; gjithashtu i parandalon nevojën për të kërkuar pranim apo aprovim nga të tjerët. Fëmijët mund të ndërveprojnë më mirë me njëri-tjetrin kur ndihen “të pranuar” nga fëmijët e tjerë; dhe në fakt empatia është kushti kryesor për pranim. Sepse të jesh i aftë të kuptosh ndjenjat pas veprimeve, të përkthesh çfarë po ndodh rreth teje, të kuptosh problemet e të tjerëve, të zgjidhësh konflikte, etj, i ndihmon fëmijët të ndihen të pranuar.

 

Nëse e gjithë kjo merret në konsideratë, koncepti i empatisë i fituar që në moshë të vogël, ka një rol të rëndësishëm në formësimin e të ardhmes dhe perspektivës së fëmijës.

 

Çfarë mund të bëhet konkretisht për të zhvilluar empatinë tek fëmijët

 

  • Prindërit duhet të observojnë sjelljet dhe reagimet e fëmijëve të tyre, të njohin ndjenjat dhe mendimet e tyre.
  • Prindërit duhet të ndihmojnë fëmijët të rrisin ndërgjegjësimin personal drejt empatise. Nëse prindi shquan ndjenjat e fëmijës së tij, fëmija ndihet i kuptuar dhe rrit nivelin e ndërgjegjësimit të ndjenjave të tij dhe të të tjerëve përreth.
  • Prinderit duhet ti tregojnë fëmijëve për ndenjat, mendimet, gëzimet dhe trishtimet e njerëzesve rreth tyre. Ndjenjat e prindërve për lumturinë apo hidhërimin e të tjerëve rreth tyre, i jep fëmijës një shembull si ti qasen empatisë (ose mos ti qasen fare).
  • Prindërit duhet të jenë të aftë të shprehin pritshmëritë e tyre nga fëmijët; pak a shumë si ideja “bëje, mos e bëj”, çfarë ata presin nga fëmijët, çfarë i bën ata të lumtur dhe çfare jo. Si rrjedhim fëmijët do ti largohen sjelljeve që shkaktojnë shqetësime tek prindërit dhe do të tentojnë të shkojnë drejt sjelljeve të kënaqshme.
  • Rekomandohet inkurajimi i fëmijëve të shprehin ndjenjat e tyre me fjalë ose me vizatime (në varësi të moshës) në mënyrë të tillë ata do ta kenë më të lehtë të shprehen.
  • Rekomandohet inkurajimi i fëmijës për të dëgjuar të tjerët pa paragjykim.
  • Prindërit duhet ti mësojnë fëmijës se si sjelljet e tyre mund të ndikojnë tek të tjerët.
  • Prindërit duhet të jenë dëgjues shumë të mirë të fëmijës së tyre, si edhe duhet të jenë të vëmendshm kur fëmija shpreh ndjenjat.
  • Prindërit mund të krijonë lojra me ta duke u kërkuar fëmijës të shpehin se si ndihet për secilin karakter përrallash.

Të lexuarit luan një rol të rëndësishëm në mësimin e sjelljes empatike. Personazhet e ndryshëm nëpër libra i ndihmojnë fëmijët për të kuptuar perspektiva të ndryshme, ndjenjash dhe mendimesh.

 

 

Për The Good Psychology

Meri Dishnica,

 

NDALOHET RIPUBLIKIMI PA LEJE TË SHKRUAR NGA THE GOOD PSYCHOLOGY

Leave a Comment