TRILLET E LUMTURISË

Nga Meri Dishnica

 

Disa ditë para se të ulesha të shkruaja për këtë temë, kam ndarë me miq, pafund ide dhe opinione në lidhje me të. Nuk gjeta askund një përkufizim të saktë, por sigurisht që shumica ndanë mendimin se një xhaketë e re s’të bën të lumtur, madje as një diamant nga ai.

 

Asgjë që lidhet me sendet dhe materien s’të bën të lumtur. Ky është kurthi!

 

Jemi lidhur ngushtësisht me “të poseduarit”, aq sa po humbim drejtimin, drejt sensit të vërtetë të lumturisë. Po e kërkojmë lumturinë në gjëra boshe dhe në rrugë “qorre”.

 

Madje sa më bosh që të ndihemi, aq më shumë “materia” na e shuan “babëzinë” duke na dhuruar lumturi shkëlqyese, false si fytyra e një kllouni.

 

 

E kështu lumturia na paraqitet si një koncept i paqartë, herë e lidhur direkt me materien dhe me ato çfarë posedojmë (1) dhe herë e lidhur me jetën dhe me kënaqësitë e vogla të së përditshmes (2).

 

  • E para është lumturi “artificiale”, e shtyrë nga ritmi i vrullshëm i jetës në qytetet e mëdha dhe në vendet e zhvilluara. Lumturi e lidhur ngushtësisht me objektet dhe sendet. Por pasi arrin gjithçka do dhe ëndërron; të venitet shumë shpejt dhe shkon direkt në kërkim të diçkaje që ende nuk posedon. “Materia” është nxitëse në jetë, por frenuese në lumturi.

 

  • Në variantin e dytë, ajo është afatgjatë dhe e qëndrueshme, thuajse një filozofi jete, pasi bazohet në gjërat e thjeshta, gjëra të arritshme. Sepse gabimi më i madh që mund të bëjmë është të kërkojmë lumturinë në largësi.

 

Vazhdon…

 

Ndalohet ripublikimi pa leje të shkruar nga THE GOOD PSYCHOLOGY

Leave a Comment