E BUKURA DHE FILTRAT

Nga Meri Dishnica

Rrjeti social, ky kurth i sajuar kaq bukur. Aty ku, ndërkohe që përpiqesh të krijosh një prezencë online, bie në kurthin gjithë spirale të protagonizmit, përzier me disa filtra çudibërës dhe ca efekte speciale, ku të gjithë duken yje.

Ky kafaz i stolisur me xhevairë të rreme, një rreth vicioz i pakuptimtë, ku ti hyn, sheh dhe “mahnitesh” (thua se fytyrat e të cilëve nuk ia ke parë kurrë live).

Me tej poston diçka, sa për treguar që edhe ti, di ti përdorësh filtrat e të dukesh po aq bukur…(e nxitur nga nota kundër-reagimi fëminor). Koshient se në momentet më të bukura, realisht nuk ke as kohën e as dëshirën të hysh në rrjetet sociale, aq më pak të postosh, e mbi të gjitha të nxjerrësh gjepura.

Gjithsesi ndihemi të joshur në njëfarë menyre në kohë të caktuara (kryesisht boshe).

Rrjetet sociale, e fituan betejën me interaktivitetin njerëzor.

Njerëzit hoqën dorë nga të folurit përballë, një bisedë e mirë e humbi sharmin, duke ia lënë vendin komenteve boshe, servilizmit të shplarë dhe like-ve për qokë. Ndjekur nga ndonjë dialog sporadik në inbox, por që edhe gjasat për të shtohen cuditshëm pas publikimit të ndonjë fotoje të këndshme (mundësisht me filtra fantastik ku sytë të bëhen të kthjellët, të përhumbur e ndjellës).


Ndaj e poston foton fundja, për të patur atë “interaktivitet”, por sa keq që kjo ndodh sa herë je i mërzitur, sa herë që nuk ke cfarë të bësh, sa herë kërkon vëmendjen, vëmëndjen e filtrave të emocioneve njerëzorë të munguar…

Emocionet njerëzore u zhdukën, që kur njerëzit u fshehën pas emojit, ku një buzëqeshje fallco nis apo mbyll çdo bisedë. Një shkelje syri apo nxjerrje gjuhe, u klasifikua si shprehje interesi. E nderkohë në sfond të bisedës shumë majmunë, që as flasin, as dëgjojnë e as shikojnë…

Ne po bëhemi memece të teknologjisë së lartë. E përvec kësaj, rrjetet sociale po na ndryshojnë dhe konceptin për të bukurën, për aq kohë sa janë të mbushur me “karikatura” dhe me tutorials “si të bëhesh karikaturë në 5 sekonda”.

Vajza të reja që ndjekin modele të gabuara, një kakofoni informacioni bosh, nje rini boshe. Rrjetet sociale me aq shumë story-s sa nuk ke ku të postosh më parë (idiotësinë e rradhës).

Aq shumë shpërdorim imazhi, një vorbull dukjeje e padobishme dhe kaq shumë harxhim kohe…

E megjithatë, është e vertetë që bukuria është relative, e vërtet është që cfarë i pëlqen dikujt, nuk i pëlqen një tjetri.

Por është tmerr të shkohet si kope drej një budallepsjeje masive.

E për mbyllur, një shprehje latine “De gustibus non est disputandum”, “Për shijet nuk diskutohet” kjo shprehje është thënë nga Jul Cezari përpara një pjatë me asparagë të gatuar me gjalpë, por që ndërkohe duhet të ishin gatuar me vaj ulliri…

 

NDALOHET RIPUBLIKIMI PA LEJE TE SHKRUAR NGA “THE GOOD PSYCHOLOGY”

 

Leave a Comment