NOCIONI KOMPLEKS I LUMTURISË

NGA MERI DISHNICA

Njerëzit kanë prirjen të ndërlikojnë nocionin e lumturisë, duke menduar se rruga drejt saj kalon vetëm nga fustani i shtrenjtë i koleksionit të fundit, apo nga shtëpia e madhe në kodër…

Por, në të vërtetë, lumturia gjendet në mendjen tënde dhe në mënyrën se si e drejton atë. Njerëzit janë aq të lumtur aq sa e mbledhim mendjen të jenë.

Duke filluar të jesh i lumtur së pari me gjërat që ndërkohë i ke, duke kultivuar artin e marrjes së kënaqësisë nga gjithçka…

A mundemi të tejkalojmë veten dhe komplekset tona dhe të mund të jemi të lumtur me ato që kemi, me gjithçka jemi…

Po, ne mund të jemi madje edhe “idiotë” që kërkojmë lumturinë në distancë, në të ardhmen që duam të kemi. Deri atëherë, ndalojmë së jetuari, shijuari… Ndalojmë së qeni vetvetja, teksa bëhemi pjesë e planit tonë.

Një tryezë, një karrige, një pjatë me fruta dhe një violinë, kaq duhet për të qenë i lumtur, thotë Einstein. Drejtë, sekreti është të gjesh lumturinë në realitetin tënd, pse jo edhe në gjërat e vogla që të rrethojnë.

Sendet mbeten sende, të vogla apo të mëdha, ndaj lumturia duhet kërkuar përtej tyre, sepse fundja gjërat më të rëndësishme në jetë, nuk janë gjëra, apo janë?!

Sikurse ka edhe shumë njerëz të palumtur, në mënyrën e tyre…. (mes luksit).

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi,

 pa një leje të shkruar nga “THE GOOD PSYCHOLOGY”.

Leave a Comment