LOJRA TË DASHURISË

Nga MERI DISHNICA

Njerëzit përdorin fjalën “dashuri” për gjithcka. “Shih këtë fustan!…Është thjesht dashuri!” “Ahh këto këpucët!…Një dashuri!” “Ua ky qen i vogël”…E dua! Sa dashuri!”

E kështu e kalojmë ditën nga njëra “dashuri” tek tjetra, dhe, kjo na bën konfuz. Ku shkoi gjithë ajo “dashuri”, mendojmë, ndërkohë duke hequr makiazhin e ditës, shohim fytyrën tonë të vërtet, ndjejmë se kemi abuzuar me termin dashuri…

Jemi thjesht vetëm! Kërkojmë stimuj, kërkojmë dashuri!

Sa herë netëve na ikën dashuria per gjumin dhe na filllon dashuria për “atë”.

E pastaj dashuria ngatërrohet me flirtin,

pastaj me romancën.

Ndodh të ngatërrohet me atraksionin fizik,

pastaj me seksin,

ndoshta ngatërrohet edhe me angazhimin.

Ka ndodhur që të ngatërrohet me pasionin apo me konveniencën,

ndoshta ngelemi pa dashuri fare,

e asgjë në dritë nuk kemi nxjerrë nga kjo,

përveçse jemi ngatërruar edhe më keq!

Secili nga ne është “ngatërruar” në mënyrën e vet…

– Ka ndodhur që gjërat të jenë ngatërruar sepse mund të jemi përfshirë dhe të kemi treguar shumë gjëra, shumë shpejt. Vetëm sepse kemi qenë “qejflinj emocional”, entuziast amator, ëndërimtar idealist dhe në fund humbës të mëdhenj.

– Disa janë ngatërruar sepse thjesht kanë takuar “të duhurit” në kohë të gabuara. Sa dashurive të mëdha, mund tju kemi kaluar pranë, dhe kemi ikur për të mos u kthyer më, e nëse jemi “bërë lëmsh këtu”, ska qënë faji i askujt. Tempizmi është githcka në jetë dhe rastësia “një ngatërruese” e keqe. “Më thuaj kush je ti, ku të kam takuar, a të kam parë rastësisht, a ti kam hedhur sytë, apo kam hequr vështrimin tjetërkund… dhe nese edhe ti do të më kishe parë, a do të të kisha ndjekur?!”

– Të tjerë janë ngatërruar duke hyrë në historira të gabuara, të ngutur nga kush e di cfarë prirjeje e brendshme apo lojë egoje… E kështu, kanë shtyrë ditët me “të gabuarit”…derisa për një arsye koti apo pretekst kanë vendosur për tu ndarë apo për tu martuar. Disa kanë gënjyer zemrën, disa kanë “shitur” shpirtin…
– Disa janë ngatërruar sepse kanë besuar tepër dhe kanë justifikuar sjellje, e kështu kanë “ngecur” në histori idiote. Kanë besuar se nesër do të jetë më mire, duke “plakur” vec nervat e tyre.

– Disa janë ngatëruar duke menduar të ikin në kohë, para se të përfshihen tepër. Kanë ikur me vrap sepse nuk kanë qënë gati, apo thjesht kanë ikur me vrap tek dikush më i përshatshëm, më pak sfidues, më pak “i frikshëm” për ta.
E megjithatë, sado që të “jemi ngaterruar” kemi hyre dhe kemi dalë “zemerbosh” nga lidhjet, nuk rreshtim së foluri për dashurinë. E rëndësishme është që kemi ndjerë dicka! …sepse të ndjesh, do të thotë që je gjallë! Të kërkosh të ndjesh sërrish edhe kur je lënduar, do të thotë që je gjallë!

Të kërkosh të futesh me koshiencë “në telashe”, ta nisesh nga e para, të gabosh prapë…Gëzohu! Je gjallë! Jeta të jep shumë shance që ti shkatërosh, dhe po aq shance që të rregullosh gjërat!

Megjithë ngatërrimet që mund ti bëjmë dashurisë, është e rëndësishme të kuptojmë diferencat që ky term përmban, në tre hijet që ajo mund të përfshijë, dashuri, romancë, atraksion. Sa më shumë të merrni nga këto të treja njëkohësisht, aq më shumë do të shijoni raportin me partnerin në terma afatgjatë.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet, “tripet” janë të ndryshëm, sepse asnjëherë nuk mund ta dish KUR do të “mblidhesh”, PSE do “të mblidhesh”. Disa njerëz thjesht vendosin shumë lehtë, disa të tjerë nuk vendosin derisa të ndjejnë “fluturat në stomak”, asgjë më pak!

Leave a Comment